Posts

Kur në sulm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara, Kështjellat e sintaksës S’i muar që s’i muar. Në bedena poemash Popullore mbetën Kufoma divanesh e Kufoma bejtesh. Kur panë se gjuhës S’i hodhën dot prangat, Lëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash. Parashtesa e pjesëza E lidhëza së prapthi, Të bukurën gjuhë Ta bënin lesharapi. Në përçartje ta kthenin, Në delir, në jerm. Ishin vite të rënda, Ishin shekuj plot helm. Të të bënin ty, donin Shqipëri, memece.
O Zot i madh që në qell rri, Përse më kreve mi dhet njeri? Sa vuanjë unë nukë vështron? Të shtrëmbrën, Zot, qysh e duron? Mbyllur i mjeri nat edhe ditë Në errësirë, edhe pa dritë, Dielli as hëna nukë më vështronjë, Përveç se muret që më rrethojnë. Nga afërija më kanë ndarë, Sytë së qari më janë tharë, Për një të drejtë që ti e di. Kur kreve botën, o Perëndi.
Lamtumirë, ju lë shëndenë, Ardhi dita që të shkonj, Për liri për mëmëdhenë Me gaz vete të lëftonj. Për lirinë, për lirinë Me gëzim kam un’ me vdekur Më s’duronj dot robërinë Se mjaft zemra m’është djegur Pushka m’është mëm’ e dashur Edhe shpata e shkëlqyer Ati im këto ka pasur Me gjak t’armikur lyer. Shtëpi kam gunën e dhirtë, Malet pyjet ku jetonj Duke pritur mot e ditë Armikun ta copëtonj
Lumtësinë, lumtësinë Të kësaj bote pa funt Veç të marrët q’e arrinë Ata vetëm, ata munt. Çdo njeri gjer mos marrohet Ç’nuku bën e kapërxen? Po më kot lodhet mundohet Se atë kurrë s’e gjen. Qoftë mbret, qoftë i fundit, Gjyrmojnë nga një qëllim, Po ësht’ ëndër si i gjumit Fluturon e s’ka qëndrim. Ajy është i gënjyer Që pandeh se e afron, Edhe pret ditën e vyer, S’di q’e pritmja e mërgon.