Foto nga: Edita Dibrani

I Burgosuri

O Zot i madh që në qell rri, Përse më kreve mi dhet njeri? Sa vuanjë unë nukë vështron? Të shtrëmbrën, Zot, qysh e duron?

Mbyllur i mjeri nat edhe ditë Në errësirë, edhe pa dritë, Dielli as hëna nukë më vështronjë, Përveç se muret që më rrethojnë.

Nga afërija më kanë ndarë, Sytë së qari më janë tharë, Për një të drejtë që ti e di. Kur kreve botën, o Perëndi.

Si kreve dhenë e mbolle bar, Më bëre mue për Shqipëtar, Që i liruar unë të rronjë, Jo dhe gjuhën t’a dëshëronj.

Andaj, o Zot, një i vërtetë, Të lutem, eja e bëj të drejtë, Edhe nga burgu ti më liro, Të shtrëmrën, o Zot mos e duro.