Skip to content
Ismail Kadare
Posts
Kur në sulm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara, Kështjellat e sintaksës S’i muar që s’i muar.
Në bedena poemash Popullore mbetën Kufoma divanesh e Kufoma bejtesh.
Kur panë se gjuhës S’i hodhën dot prangat, Lëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash.
Parashtesa e pjesëza E lidhëza së prapthi, Të bukurën gjuhë Ta bënin lesharapi.
Në përçartje ta kthenin, Në delir, në jerm. Ishin vite të rënda, Ishin shekuj plot helm.
Të të bënin ty, donin Shqipëri, memece.
Tri herë opinga rrahu dheun Sikur kërkoi leje prej tij. Pastaj shamia palët ndehu Me qeësi dhe madhështi.
Kështu midis qiellit edhe botës Vallja u lind, vallja u shpall. Këmba sinjale i çon tokës Dhe dora qiellit i jep lajm.
Dhe vallja rookulliset tutje Në kohëra hedhur si hobe, Prilli përsipër i hedh lule, Dhjetori borën shkund atje.