Foto nga: Edita Dibrani

Lumtësija

Lumtësinë, lumtësinë
Të kësaj bote pa funt
Veç të marrët q’e arrinë
Ata vetëm, ata munt.

Çdo njeri gjer mos marrohet
Ç’nuku bën e kapërxen?
Po më kot lodhet mundohet
Se atë kurrë s’e gjen.

Qoftë mbret, qoftë i fundit,
Gjyrmojnë nga një qëllim,
Po ësht’ ëndër si i gjumit
Fluturon e s’ka qëndrim.

Ajy është i gënjyer
Që pandeh se e afron,
Edhe pret ditën e vyer,
S’di q’e pritmja e mërgon.

Po në gjenden e të thonë
Që të lumtur ata janë,
Këta shpejt lidhni, për Zonë,
Se të maët për shoq kanë.