Foto nga: [ENIGMAad](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Gruri_në_Fushën_e_Kosovës.jpg), Fusha e Kosovës (CC BY-SA 3.0), Wikimedia Commons

Mëngjezi në katundin tim

Lindi dielli, pun’ e mbarë! Katundarët t’bashkuem sot, Për të mbjellë sa ma shum tokë, Që të gjithë janë në garë! Ja sulmuesit mu në ballë: Burra, gra, e vajza t’dlira Populli ynë asht i gjallë, Populli ynë ban çudira. Ja, traktori me fuqi Punon arat e bashkueme: Futen ploret mu në gji Të ksaj toke të çlirueme! — Po pse bije vall’ kjo lodër? — Pionerët për mësim Po i pret me shum’ gëzim Shkoll’ e re atje mbi kodër!

Foto nga: [J. Idrizi / UNESCO](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Roma_children_studying_together_with_Kosovar_children,_Primary_School_Emin_Duraku,_Gjakove,_Kosovo.jpg), Shkolla "Emin Duraku", Gjakovë (CC BY-SA 3.0 IGO), Wikimedia Commons

Mësuesit tem

O mësuesi em i dashun, Me sa mall që të kujtoj, Un’ në zemër kam me t’pasun, Mirësin’ kurrë s’ta harroj. Mendjen time ti e ndrite Me mësim e dituni, Ti si djalin tand më rrite, Ti më bane t’jem njeri. Disa herë më ka qëlluem, Kur mësimet s’i mësoje Që prej teje jam qërtuem, Porse prap ti mue më doje. ….Sjell ndër mend, kur ti na thoje: — „Hir” e mirësi në doni — Me butsi na këshilloje, „Shpejt, djema të mësoni!” — ...

Foto nga: [Shkumbin Saneja](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Kosovo_Nature_(7).JPG), Kosovë (CC BY-SA 3.0), Wikimedia Commons

Miku i vërtetë

Ndë zjarr zbukurohet ari, Mik’i mirë është si zjarri, Vërtet na qërton me gojë, Të prapë kur të na shojë, Po kur të kemi nevojë, Me zemër do të kërkojë Ndë rrezik të na shpëtojë. Përkundër, një mik i lik S’tregohet kurr besnik; Dhe kur sillemi të marrë, Na thotë si na vjen mbarë; Dhe në rrezik kur takojmë, S’na qaset dhe ta kërkojmë.

Foto nga: [Shkurte ramushi](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Shtepi_e_vjeter,_Prizren.jpg), Prizren (CC BY-SA 4.0), Wikimedia Commons

Miu

Miu me gëzim, Porsa t’errësojë, Për ndopak ushqim Del që të kërkojë; Për macen kujton, Se nuk e dëgjon. Pra, nëpër shtëpi, Bredh me kujdesi, Hyn nëpër hambarë, Zbret nëpër qilarë, Kështu çdo ushqim E ha me trishtim! Se çarku e pret, Macja e përgjon: Të mjerin ç’e gjet, Se nuk din ku shkon! Nuk mendon aspak E pra, bi në lak! Shpjegime: çarku — kurthi.

Foto nga: [Blerimuka](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Natyra_in_Kosovo.JPG), Kosovë (CC BY-SA 3.0), Wikimedia Commons

Mos thuaj rrena

Mos thuaj rrena kurr, o fëmi, E gjithmonë t’i kesh n’mëni. Një ndeshkim është fort më mirë Se rrencak ndokush me t’thirrë. Mos t’shkojë mendja se me rrena Fajin tënd e fsheh përbrenda. S’vonon dita, gjë s’e ndalë E n’fushë rrena ka për t’dalë. Por veç rrena ka për t’mbetur E kund besë nuk ke për t’gjetur. Edhe t’drejtën n’qoftë se e thua Për rrencak kanë për t’kujtua.