Natën e mirë
Përkund gjumi botën tërë, Vetëm deti s’di të flerë. Mbi të digjet, bie një yll, Gjumi syçkat vie m’i mbyll. Vala lot e bredh e lirë. — Valëzo! … Natën e mirë!
Përkund gjumi botën tërë, Vetëm deti s’di të flerë. Mbi të digjet, bie një yll, Gjumi syçkat vie m’i mbyll. Vala lot e bredh e lirë. — Valëzo! … Natën e mirë!
Në pyll gudulis era Njeriu është i lirë: — T’vrapojmë, o shokë, njëhera Nën aha plot dëshirë. Sa duam ne kem’ liri Të këndojmë e të fhërrasim: — Shfrani gëzimin fëmijë! Kurrkush nuk do t’ju flasë.
Nën lisat e pyllit Fullanza këndon; Bariu i bije fyellit E dhent i lëshon. Gjithkush atje gëzohet Kur zë fryn fullimi. E trupi të ftohet Tuj pimë ujë burimi Shpjegime: fëllimi — erë e hollë, erë e lehtë.
Mbi qytet fluturuan Fishekzaret dhe lulëzuan: Të kuqe, të verdha, të blerta, të bardha … Po, ç’dëshirojnë, ç’dëshirojnë Këta yje të kuq, të blertë që xixëllojnë? … I kuqi — t’gjithë njerëzit t’jetojnë n’liri, I blerti — dielli t’na jep bukë e begati, I bardhi — mes popujve t’ketë paqë, Për të gjithë, të gjithë … Dhe t’gjitha ngjyrat e tjera n’shpërthim Janë dëshira t’ndritura t’atdheut tim.
Ngrihem heret në mëngjes, Laj duer e faqe mir’ e mirë, Këndoj mësimet me kujdes, Shkoj në shkollë me shum dëshirë Shkoll’ e bukur, me kopshte t’gjana Un’ të due si syt’ e mi. Atje luej me shoqet t’tana Me gëzim e dashuni Shpjegime: due si syt’e mi — të due shumë.