Miu me gëzim,
Porsa t’errësojë,
Për ndopak ushqim
Del që të kërkojë;
Për macen kujton,
Se nuk e dëgjon.
Pra, nëpër shtëpi,
Bredh me kujdesi,
Hyn nëpër hambarë,
Zbret nëpër qilarë,
Kështu çdo ushqim
E ha me trishtim!
Se çarku e pret,
Macja e përgjon:
Të mjerin ç’e gjet,
Se nuk din ku shkon!
Nuk mendon aspak
E pra, bi në lak!
Shpjegime: çarku — kurthi.