Foto nga: [FifiHeatWave](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Beech_forest_in_Albania.jpg), Shqipëri (CC BY-SA 4.0), Wikimedia Commons

Lisi me katër kate

Një lis me katër kate Kish plaku ynë në fshat; Mbi të kish vënë kafaze Dhe kurthën aty ngat. Një ditë i bëri frute Lisi i tij me gogla Tridhjetë këmisha cube, Dyzetë këpucë të vogla. U gëzua, u gëzua, u gëzua Plaku ynë në fshat; Tha: „Këto më mjaftojnë mua Kur t’rriten edhe pak”. Në mëngjës shkoi për t’parë, Me lot iu lagën sytë: Rrobat i kishin marrë Do fëmijë t’klasës së dytë.

Foto nga: [DZat](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Drini_Bardhe_river_in_Radavc.jpg), Radavc, Pejë (CC BY-SA 4.0), Wikimedia Commons

Lumi

Sa gëzim ka lumi mbushur me fëmij’; si peshq të lazd’ruar mbi valët e tij. Nga kupa e qiellit dielli nxen shum’, fytyrat e bardha, që lahen në lum. Mbi vala të lumit kaltër si qielli, luajnë të gëzuar në rreze dielli. Si peshq e pata notojnë pa u ndalë, e buzët e lumit rrahen valë, valë.

Foto nga: [Shkurte ramushi](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Prizreni_madheshtor_II.jpg), Prizren (CC BY-SA 4.0), Wikimedia Commons

Macja ime

Sa herë macja ime Me pulla bojë hine Më bisht rri ke votra, Posa shtrohet sofra. Ditën rri pranë hinit, Po natën kërkon; I vjen përqark minit Dhe e qapërlon. Sa me lehtësi Ecën e mban vesh, Të zajë ndonji mi, Ndonjë kokë-lesh. Dy sy si kandila, Dy sy si thëngjilla, Flaka shkrepëtime, I ka macja ime. Mbasi ha e ha, Mbahet si tru-thatë, Kinse nuk e pa Macja këtë natë, Por sa ban nji hap, I mjeri u kap… ...

Foto nga: [Julianruizp](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Wild_violet_flowers_growing_among_the_vegetation_near_the_White_Drin_Waterfall_in_Peja,_Kosovo.jpg), Radavc, Pejë (CC BY-SA 4.0), Wikimedia Commons

Manushaqes

Manushaq’ e vogël Lulëzon në ferra, Lajmëron tërë botën Se erdhi pranvera. Manushaq’ e vogël Unë të dua shumë; Mos e ul ti kokën, Mos u tremb nga unë. Manushaq’ e vogël, Mos u dridh në ferrë; S’vi për të këputur, Vi të të marr erë.

Foto nga: [SUHEJLO](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Prevalle_mountains_in_Kosovo_during_Spring_Season.jpg), Prevallë (CC BY 4.0), Wikimedia Commons

Mëngjesi

Çka po thotë gjeli Mbi maje gardhi? — Zgjohu, Bal, zgjohu Se dita zbardhi. Çka po thotë zogu Atje ndër lisa? — Fëmijë, iku nata, Këngës ia nisa. Ç’thotë mullizeza Zabelit n’shpat? — Te gurra mbrrina E para n’fshat. Ç’thotë traktoristi duke lëvruar? — Po kohë e bukur Për t’mbjella muar!