O mësuesi em i dashun,
Me sa mall që të kujtoj,
Un’ në zemër kam me t’pasun,
Mirësin’ kurrë s’ta harroj.
Mendjen time ti e ndrite
Me mësim e dituni,
Ti si djalin tand më rrite,
Ti më bane t’jem njeri.
Disa herë më ka qëlluem,
Kur mësimet s’i mësoje
Që prej teje jam qërtuem,
Porse prap ti mue më doje.
….Sjell ndër mend, kur ti na thoje:
— „Hir” e mirësi në doni —
Me butsi na këshilloje,
„Shpejt, djema të mësoni!” —
Mësues! qe se ç’fjalë e mirë;
Me sa gaz që e shqiptoj!
Sa mall kam e sa dëshirë
Këtë fjalë veç ta ndëgjoj!
Shpjegime: hir — dashuri, nder.