Mos thuaj rrena kurr, o fëmi,
E gjithmonë t’i kesh n’mëni.
Një ndeshkim është fort më mirë
Se rrencak ndokush me t’thirrë.
Mos t’shkojë mendja se me rrena
Fajin tënd e fsheh përbrenda.
S’vonon dita, gjë s’e ndalë
E n’fushë rrena ka për t’dalë.
Por veç rrena ka për t’mbetur
E kund besë nuk ke për t’gjetur.
Edhe t’drejtën n’qoftë se e thua
Për rrencak kanë për t’kujtua.