Kitra
Mbi një dru arre, Në zgavër t’vet, Kitra jetonte Me fëmijë t’vet. Arra, lajthia Mblidhte çdo ditë Pa zbardhur drita, Deri n’mesditë. Tërë verën kitra Fare s’pushon E mandej dimrit Vetëm pushon.
Mbi një dru arre, Në zgavër t’vet, Kitra jetonte Me fëmijë t’vet. Arra, lajthia Mblidhte çdo ditë Pa zbardhur drita, Deri n’mesditë. Tërë verën kitra Fare s’pushon E mandej dimrit Vetëm pushon.
Te ura, te përroi, te laura, te kroi, te thana, te sana, te nëna, në katund me dashurinë e pafund, në buzëqeshje, në ëndërr, në zhgandërr, në përqafime e — në kujtimë është vendlindja ime
Mblodha shkopin me nji sukull Dhe kështu e bana kukull. Porsi nuse bukuroshe Dhe e vuna në nji qoshe. Emnin se ç’ja vuna Tanë, E ndërrova me fustan Plot me lule rreze ar Edhe rruzat n’qafë i var. Me gjithë shpirt e fort e due, Fjalë të bukura kuvendoj; Her’ e puth e ledhatoj, Se dhe kuklla më do mue. — Lamtumir’ tash kuklla ime, Lamtumirë moj faqe-mollë, Se m’erdh koha për mësime, Se m’erdh koha për në shkollë.
Buzës ujit te ‘i kënetë Ishte nji kasoll’ e shkretë; Në çatin’ e saj vjet Ngrefi çerdhen nji lejlek. Ky na kishte veç tre zogj, Që kërkojshin t’hanë nga ‘i çikë; Por kasollja na u dogj Dhe vu çerdhen në rrezik! Nisën zogjt’ me brit’, me qa, Kur çatia zu të marri; Erdh lejleku, por ç’me pa?! Hudhet shpejt t’i nxjerr’ nga zjarri! Flaka çerdhen e rrethoi, Shum’ lejleku u përpoq, Shtrini fletët i mbuloi: Me zogjt’ bashkë shkrum e dogj! ...
Dje n’mëngjes postieri Ka sjellë një letër, Bardhit prej Misirit Ia shkruan mikja e vjetër. E thjeshtë është adresa, Shkruar me pendë t’hollë: — Bardhit n’Katund t’Ri, Më të mirit në shkollë. Dallëndyshja e vogël Letrën e dërgon, Që n’shtëpi të Bardhit Për çdo vjet banon. Bardh, më mori malli, Te ti mendja m’shkon; A po mëson në shkollë Si e ke zakon? Si është në atë anë koha, A ka rënë shumë borë? A ke më shpesh librin Apo sejat në dorë? ...