Buzës ujit te ‘i kënetë
Ishte nji kasoll’ e shkretë;
Në çatin’ e saj vjet
Ngrefi çerdhen nji lejlek.

Ky na kishte veç tre zogj,
Që kërkojshin t’hanë nga ‘i çikë;
Por kasollja na u dogj
Dhe vu çerdhen në rrezik!

Nisën zogjt’ me brit’, me qa,
Kur çatia zu të marri;
Erdh lejleku, por ç’me pa?!
Hudhet shpejt t’i nxjerr’ nga zjarri!

Flaka çerdhen e rrethoi,
Shum’ lejleku u përpoq,
Shtrini fletët i mbuloi:
Me zogjt’ bashkë shkrum e dogj!

Shpjegime: nga ‘i çikë — nga pak, nga nji grimë.