Foto nga: [VesaMorina1](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Drini_i_Bardhë.jpg), Lumi Drini i Bardhë (CC BY-SA 4.0), Wikimedia Commons

Kënga e Erenikut

Gjarpëron Ereniku, këngën s’e ndal dot; zër’ i tij i vjetër është i ri dhe sot. Me vale qumështore ecën dhe s’pushon; fusha dhe bregore stolisë e freskon. Ata verra, shelnje, veshur shtatit ti’, pasqyrohen lumit me gurë si inxhi. Përreth me livadhe, kopshtije dukate; djersa e fshatarit me groshë e patate. Ai bar i kositur në stogje me sanë, kundërmon hap’sirës erë t’livadhit tanë.

Foto nga: [ENIGMAad](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Gruri_në_Fushën_e_Kosovës.jpg), Fusha e Kosovës (CC BY-SA 3.0), Wikimedia Commons

Kënga e punës

Ku dielli ulet n’male, Kodrisha dhe sukore, Jehon kënga e punës Ndër aksione rinore. Është gazi më i bukur, Që kaplon tokën mbarë; — Rini, me djersën tënde Dhe shkrepin e bën arë. Në ballë ti me tunele E rrugë stolisur je; Krahrorin ke lulishte, Pemishte duart i ke. Der’ n’yje kënga jote Do t’ngjitet me furi, Kur dijen, djersën tënde, E derdh për vend, rini.

Foto nga: [Julianruizp](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Man_herding_a_flock_of_sheep_in_the_Sharr_Mountains.jpg), Bjeshkët e Sharrit (CC BY-SA 4.0), Wikimedia Commons

Kënga më e bukur

Eja, një fyell në hije Në kopshtie psherëtin, Ajo kënga më e qetë Është kënga e barinjve. Era lind e kundërmuar Që nga gjir’i trëndafilit, Ajo këngë më e gëzuar Është kënga e bilbilit. Mendjen mos e vra i shkretë, Haj! T’ia themi djalerisë, Kënga m’e bukur në jetë Është këngë e dashurisë.

Foto nga: [Aljabakphoto](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Rainbow_and_white_narcissus_field_near_Shishtavec_village.jpg), Shishtavec, Maqedonia e Veriut (CC BY-SA 4.0), Wikimedia Commons

Këngë maji

Erdhi maji, maji i bukur; këngë e punës shkon jehonë. Ndër fabrika dhe punishte festë maji, festa jonë. Flamur i kuq porsi flaka valon, valon shumë krenar. Gëzon pun’tori, mbarë rinia, çdo pionier dhe fshatar.

Foto nga: [Shkumbin Saneja](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Kosovo_Nature_(7).JPG), Kosovë (CC BY-SA 3.0), Wikimedia Commons

Këngët e mia

Si çdokush mjeshtrinë e vet E dua këngën time; Për shumë gjëra t’mira m’flet, Më mbush plot gëzime. Këndoj për nënën që m’ka rritur Dhe më ka këshilluar; Këndoj për sytë e saj të ndritur, Që më kanë gazmuar. Këndoj për motra e vëllazërinë, Pranverën, agimin; Këndoj për shkollën, diturinë, Këndoj për mbarë njer’zimin. Si bilbili çerdhen e vet, Këndoj vendlindjen time; Këndoj për punën që na pret N’jetën e përtrime.