Dje n’mëngjes postieri
Ka sjellë një letër,
Bardhit prej Misirit
Ia shkruan mikja e vjetër.

E thjeshtë është adresa,

Shkruar me pendë t’hollë:
— Bardhit n’Katund t’Ri,
Më të mirit në shkollë.

Dallëndyshja e vogël

Letrën e dërgon,
Që n’shtëpi të Bardhit
Për çdo vjet banon.

Bardh, më mori malli,

Te ti mendja m’shkon;
A po mëson në shkollë
Si e ke zakon?

Si është në atë anë koha,

A ka rënë shumë borë?
A ke më shpesh librin
Apo sejat në dorë?

Këtu në Misir dimri

Është si atje n’verë;
Na përzhiti dielli,
Shira bien rrallherë.

Ma ruaj, o Bardh, çerdhen,

Mos t’mbushet me borë,
Ose mos ta prishë
Me thonj ndonjë sorrë.