Eja, një fyell në hije
Në kopshtie psherëtin,
Ajo kënga më e qetë
Është kënga e barinjve.

Era lind e kundërmuar
Që nga gjir’i trëndafilit,
Ajo këngë më e gëzuar
Është kënga e bilbilit.

Mendjen mos e vra i shkretë,
Haj! T’ia themi djalerisë,
Kënga m’e bukur në jetë
Është këngë e dashurisë.