Si çdokush mjeshtrinë e vet
E dua këngën time;
Për shumë gjëra t’mira m’flet,
Më mbush plot gëzime.
Këndoj për nënën që m’ka rritur
Dhe më ka këshilluar;
Këndoj për sytë e saj të ndritur,
Që më kanë gazmuar.
Këndoj për motra e vëllazërinë,
Pranverën, agimin;
Këndoj për shkollën, diturinë,
Këndoj për mbarë njer’zimin.
Si bilbili çerdhen e vet,
Këndoj vendlindjen time;
Këndoj për punën që na pret
N’jetën e përtrime.