Ku dielli ulet n’male,
Kodrisha dhe sukore,
Jehon kënga e punës
Ndër aksione rinore.

Është gazi më i bukur,
Që kaplon tokën mbarë;
— Rini, me djersën tënde
Dhe shkrepin e bën arë.

Në ballë ti me tunele
E rrugë stolisur je;
Krahrorin ke lulishte,
Pemishte duart i ke.

Der’ n’yje kënga jote
Do t’ngjitet me furi,
Kur dijen, djersën tënde,
E derdh për vend, rini.