Gjarpëron Ereniku,
këngën s’e ndal dot;
zër’ i tij i vjetër
është i ri dhe sot.

Me vale qumështore
ecën dhe s’pushon;
fusha dhe bregore
stolisë e freskon.

Ata verra, shelnje,
veshur shtatit ti’,
pasqyrohen lumit
me gurë si inxhi.

Përreth me livadhe,
kopshtije dukate;
djersa e fshatarit
me groshë e patate.

Ai bar i kositur
në stogje me sanë,
kundërmon hap’sirës
erë t’livadhit tanë.