Foto nga: [Shkumbin Saneja](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Liqeni_i_Radoniqit_panoramic_1.jpg), Liqeni i Radoniqit, Gjakovë (CC BY 2.0), Wikimedia Commons

Yjet

Porsi xixa po dallojnë në hapsinë, Të gjithë yjet, që ndriçojnë gjithësinë. N’atë qiell pa mbarim syri im Vështron yjet pa numrim plot ndriçim! Natën në qiellin e lamun, pa nji re, Han’ e yje ç’i kam pamun me hare! Shpjegime: hare — gëzim, gaz.

Foto nga: [Shkumbin Saneja](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Kosovo_Mountains_(2).JPG), Kosovë (CC BY-SA 3.0), Wikimedia Commons

Ylli i vogël lart në qiell

Ylli i vogël lart në qiell Duket porsi zjarr në pyll; Sipër dheut lart qëndron, Xixa, xixa xixëllon. Disku i diellit kur perëndon, Nata hijen e lëshon, Ylli veten e zbulon, Xixa, xixa xixëllon. Dritë e yllit kur shkëlqen, Udhëtarit q’i pëlqen; Natën errët kur po shkon, Udhën vetëm s’e harron. Natën çuni kur shikon Sipër botës fort mendon; Mend’e tija ç’i habiti, Yll’i vogël se si ndriti.

Foto nga: [Julianruizp](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Rocky_landscape_with_flowers_in_the_Sharr_Mountains.jpg), Bjeshkët e Sharrit (CC BY-SA 4.0), Wikimedia Commons

Zbukurimi i botës

N’shuplakën e bujkut, n’mëngjes dielli ra — botën përqafoi, bimë e re — ra dhe shpresë nga ajo lulja gufoi. N’mesditë fletët e blerta bujkun e freskuan; ndërsa lulet e shqerta mollëkuqet i zbukuruan. Eja mollëkuqe e mirë, tha lulja, vallen ta nisim; bashkë me djersën e dlirë të bujkut — botën t’stolisim.

Foto nga: [Blerimuka](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Natyra_in_Kosovo.JPG), Kosovë (CC BY-SA 3.0), Wikimedia Commons

Zemra e qëruar

Zemëra që është e qëruar, Kurdoherë është e gëzuar. Mos jij me dy faqe kurrë, Jij i drejtë, i mirë e burrë. Për çdo gjë që ke dëshirë, Mos pandeh se është e mirë. Mos lërë punën për pastaj, Çdo kohë ka punën e saj. Kur të jesh i zemëruar, Mendja është e turbulluar, Bëj durim sa të kullohet Se njeriu pastaj pendohet.

Foto nga: [Julianruizp](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Dryocopus_martius_in_Germia.jpg), Parku i Gërmisë, Prishtinë (CC BY-SA 4.0), Wikimedia Commons

Zogu dhe djali

Një zog të bukur zuri një djalë, Ay po dridhej dhe i thosh ca fjalë: — Nuk të vjen keq që jam i mitur Si ti i vogël e s’jam dhe rritur? Jam bir i vetëm e mëma më pret, E kam lënë keq brenda në foletë, Ah! Kjo kohë e keqe këtu më pruri E gracka jote ra e më zuri, Më pret im mëzë si ty jot ëmë, Të mos i vete, ç’bënëtë prëmë? Të zezthit ne! Përse na ngini? Në punët tonë përse s’na lini? Kam dhe unë shpirt dhe dua të rroj, Të leçij, të bredh, të loz, të këndoj, Unë që s’kam mend, si thotë njeriu, Kujt i bëra keq? Ç’bëra unë i ziu? Përse më bën rob? Nga mua ç’do ti? Fjalët e zogut djali i dëgjoi, Qau edhe e puthi, mandej e lëshoi. ...