Një zog të bukur zuri një djalë,
Ay po dridhej dhe i thosh ca fjalë:
— Nuk të vjen keq që jam i mitur
Si ti i vogël e s’jam dhe rritur?
Jam bir i vetëm e mëma më pret,
E kam lënë keq brenda në foletë,
Ah! Kjo kohë e keqe këtu më pruri
E gracka jote ra e më zuri,
Më pret im mëzë si ty jot ëmë,
Të mos i vete, ç’bënëtë prëmë?
Të zezthit ne! Përse na ngini?
Në punët tonë përse s’na lini?
Kam dhe unë shpirt dhe dua të rroj,
Të leçij, të bredh, të loz, të këndoj,
Unë që s’kam mend, si thotë njeriu,
Kujt i bëra keq? Ç’bëra unë i ziu?
Përse më bën rob? Nga mua ç’do ti?
Fjalët e zogut djali i dëgjoi,
Qau edhe e puthi, mandej e lëshoi.
Shpjegime: im mëzë — nëna ime, të leçij — të këndoj.