Nëpër shtigje jete
m’uruat udhë të mbarë
ju mora me vete
m’cicëroni n’damarë …

Në t’larmet gusha
m’ruani përjetimet
me flatra mbi fusha
m’shfletoni kujtimet…

N’katund sa herë kthej
ju derdh në korije
m’ndihmoni të gjej
lule poezie!

Djepin me cicërime
ma keni zbukuruar
t’shkruaj me përjetime
heret m’keni mësuar.

Nëpër shtigje e caqe
ngrohtë m’ledhatoni
me pupla, t’miat vargje
ju mund t’i firmoni …