Zemëra që është e qëruar,
Kurdoherë është e gëzuar.
Mos jij me dy faqe kurrë,
Jij i drejtë, i mirë e burrë.

Për çdo gjë që ke dëshirë,
Mos pandeh se është e mirë.
Mos lërë punën për pastaj,
Çdo kohë ka punën e saj.

Kur të jesh i zemëruar,
Mendja është e turbulluar,
Bëj durim sa të kullohet
Se njeriu pastaj pendohet.