Foto nga: [FifiHeatWave](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Beech_forest_in_Albania.jpg), Shqipëri (CC BY-SA 4.0), Wikimedia Commons

Zogu i vogël fle

Oj erë, lum era fryj më ngadal’, se zogu i vogël po flen në mal. Ai nesër heret ka për t’u zgjuar në fusha, male për t’cicëruar. Oj erë, lum era, fryj më ngadal' se zogu i vogël po flen në mal.

Foto nga: [Albinfo](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Valbona_and_Gashi_valleys.jpg), Lugina e Valbonës (CC BY 4.0), Wikimedia Commons

Zogjtë e vendlindjes

Nëpër shtigje jete m’uruat udhë të mbarë ju mora me vete m’cicëroni n’damarë … Në t’larmet gusha m’ruani përjetimet me flatra mbi fusha m’shfletoni kujtimet… N’katund sa herë kthej ju derdh në korije m’ndihmoni të gjej lule poezie! Djepin me cicërime ma keni zbukuruar t’shkruaj me përjetime heret m’keni mësuar. Nëpër shtigje e caqe ngrohtë m’ledhatoni me pupla, t’miat vargje ju mund t’i firmoni …

Foto nga: [Shehadin](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Lule_sharr_dragash_zapllugje_2.jpg), Zaplluxhe, Dragash (CC0), Wikimedia Commons

Zonja e livadheve

N’livadh del e vogla bletë, N’gjethe t’njoma ajo ulet, Në mesditë kur bëhet nxehtë, Me buzë t’vogla i puth lulet. Aguliqja me pesë fletë, Më e bukra lule n’fushë, Me gjithë gaz e përshëndet: — Mirë se erdhe, oj bletushë! Shkon te vjollca e vetmuar, Rrugës ndalet dhe n’behar, S’mendon fare për t’pushuar, Der’ sa t’ngopet me nektar. Thonë se krahët i ka t’artë, Thonë se fëmijët i do pa masë, Prandaj n’hoje kur bën mjaltë, Mund të ngihet krejt një klasë.

Foto nga: Edita Dibrani

Abetare

Are, are, abetare, Në çdo faqe një dritare, Po më çel ti për çdo ditë, E më jep gëzim e dritë. Ore, ore, oj fletore, Ca me vija, ca katrore. Do t’ju shkruaj me vija të lira, Do t’ju mbush me nota të mira. nota të mira.

Foto nga: Edita Dibrani

Bajrami

Aroma e Bajramit, tingëllima e ezanit, depërton thellë dhe shpon zemrën e muslimanit, mbretëron gëzimi e hareja ne të gjithëve na bashkon feja. Festën e Bajramit të gjithëve ua uroj posaqerisht vëllezërve e motrave, selam ju dergoj, në rrugë të dëlire Allahu na udhëzoftë, xheneti stacioni i fundit për ne qoftë. (huazuar nga kjo faqe)">kjo faqe)