N’livadh del e vogla bletë,
N’gjethe t’njoma ajo ulet,
Në mesditë kur bëhet nxehtë,
Me buzë t’vogla i puth lulet.
Aguliqja me pesë fletë,
Më e bukra lule n’fushë,
Me gjithë gaz e përshëndet:
— Mirë se erdhe, oj bletushë!
Shkon te vjollca e vetmuar,
Rrugës ndalet dhe n’behar,
S’mendon fare për t’pushuar,
Der’ sa t’ngopet me nektar.
Thonë se krahët i ka t’artë,
Thonë se fëmijët i do pa masë,
Prandaj n’hoje kur bën mjaltë,
Mund të ngihet krejt një klasë.