Kali i vogël

N’vogëli Pata ‘i kalë, Me zengji E me shalë; Fre e bishte T’gjitha i kishte. Qe nji kalë, Kalë prej druni E me shalë Prej zibuni, Kishte fre Nji fije pe. Hante, rrinte Tok me mue Edhe pinte Uj në krue, Pastaj dilshim E shëtitshim, Kal, i drujtë, Sa të doja! Sa t’kam ruejtë! Sa t’shikoja! Sa herë delja Pas të merrja.

2 korrik 2026

Kam nji qingj që më ha bar

I Kam nji qingj që më ha bar, Me nji zile në qaf var; Kam nji qingj, nji larosh. Që ma quejnë Bukurosh. II Giçi, Giçi plot me gas Unë e ndjell ai m’vjen pas, Be, be, be, blegërin Vjen prapa e m’arrin. III E me brina dap e dap Do t’më hedhë mu në trap, Por s’më hedh se më ka shok, Prandaj shkojmë të dy tok.

2 korrik 2026

Kukulla ime

Mblodha shkopin me nji sukull Dhe kështu e bana kukull. Porsi nuse bukuroshe Dhe e vuna në nji qoshe. Emnin se ç’ja vuna Tanë, E ndërrova me fustan Plot me lule rreze ar Edhe rruzat n’qafë i var. Me gjithë shpirt e fort e due, Fjalë të bukura kuvendoj; Her’ e puth e ledhatoj, Se dhe kuklla më do mue. — Lamtumir’ tash kuklla ime, Lamtumirë moj faqe-mollë, Se m’erdh koha për mësime, Se m’erdh koha për në shkollë.

2 korrik 2026

Lejleku dhe zogjt' e tij

Buzës ujit te ‘i kënetë Ishte nji kasoll’ e shkretë; Në çatin’ e saj vjet Ngrefi çerdhen nji lejlek. Ky na kishte veç tre zogj, Që kërkojshin t’hanë nga ‘i çikë; Por kasollja na u dogj Dhe vu çerdhen në rrezik! Nisën zogjt’ me brit’, me qa, Kur çatia zu të marri; Erdh lejleku, por ç’me pa?! Hudhet shpejt t’i nxjerr’ nga zjarri! Flaka çerdhen e rrethoi, Shum’ lejleku u përpoq, Shtrini fletët i mbuloi: Me zogjt’ bashkë shkrum e dogj! ...

2 korrik 2026

Macja ime

Sa herë macja ime Me pulla bojë hine Më bisht rri ke votra, Posa shtrohet sofra. Ditën rri pranë hinit, Po natën kërkon; I vjen përqark minit Dhe e qapërlon. Sa me lehtësi Ecën e mban vesh, Të zajë ndonji mi, Ndonjë kokë-lesh. Dy sy si kandila, Dy sy si thëngjilla, Flaka shkrepëtime, I ka macja ime. Mbasi ha e ha, Mbahet si tru-thatë, Kinse nuk e pa Macja këtë natë, Por sa ban nji hap, I mjeri u kap… ...

2 korrik 2026