Foto nga: [Shkumbin Saneja](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Kosovo_Nature_(7).JPG), Kosovë (CC BY-SA 3.0), Wikimedia Commons

Djali e grethi

Nji djalë pa në ‘i mur të naltë Brimën, ku hyni grethi; Mbushi grushtin me baltë Dhe i suell sa e rrëqethi. Grethi u zemrue Dhe menjiherë u vërsul Djalin për ta pickue E thumbin e helmatisun me ja ngul. Po këtë herë djali shpëtoi Tue hudhë paltonin sipër krejtë, Dhe grethi rrugën e dredhoi E hyni në brimën me të shpejtë. — O greth i keq, — tha djali, nuk të la Të dalish ma prej andej, Shpejt brimën e murit do ta za! Dhe filloi t’i sjell me plisa të mëdhej, ...

Foto nga: [SUHEJLO](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Clouds_above_Sharr_Mountains_in_Kosovo.jpg), Bjeshkët e Sharrit (CC BY 4.0), Wikimedia Commons

Era

Un’ jam era, Që vij shpesh-hera. Unë fryj në pyll Dhe zani s’më pushon, Por gjithnji gjëmon! Nganjëherë egërsohem E s’mund të ndalohem: Thyej ‘dyert e shtëpi Dhe nuk ju la në qetsi.

Foto nga: [Julianruizp](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Rocky_landscape_with_flowers_in_the_Sharr_Mountains.jpg), Bjeshkët e Sharrit (CC BY-SA 4.0), Wikimedia Commons

Erdh pranvera

Erdh pranvera, erdh pranvera! Në kopshtie, fusha e ferra! Manushaqja paska çel Dhe zymbyli sapo del. La la la la la la la La la la la la la la! Çeli gonxhet trandafili, Po ligj’ron me gzim bilbili. Këndojn’ fmija përnjiherë: — Mirë se erdhe, moj pranverë! La la la la la la la La la la la la la la! — Mirë se erdhe dallandyshe, Ti lejlek dhe ti, moj qyqe; Thonia t’ju ndigjoj nji herë; — Mirë se erdhe, moj pranverë! La la la la la la la La la la la la la la! ...

Foto nga: [Jamdiell](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Snow_in_Kosovo_during_winter_Amazing!.jpg), Kosovë (CC BY 4.0), Wikimedia Commons

Erdhi dimni

Zbardhi bor’ e re Tokën porsi ve; Struken zogjt’ në çerdhe, Leprat nëpër gjerdhe. Pam-pum shtie gjuetari, Zari lef kaf-kif; Ciu-ciu po qan zogu Në gardh se mërdhif! Vuu-vuu ban furtuna, Uuu-uuu mblidhen ujqit, Pam-pam pret sopata. Puf-puf kërcet zjarri! Vap e vup godasin M’topa bore fmija. Disa vëzzz rrëshqasin N’akull mu ke vija! Shpjegime: zari — zagari, qen gjahu.

Foto nga: [SavTheNeutrinoGuy](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:High_resolution_picture_of_the_moon_seen_from_Tirana,_Albania.jpg), Tiranë (CC BY 4.0), Wikimedia Commons

Hana

Po del hana bukuroshe Rrumbulluem an’ e kand; Brigje m’brigje, qoshe m’qoshe Derdhet drita si argjand! Rrumbullake porsi nuse Fytyr’ plotë na ndriçon, Han’ e re si lule fushe Len e ndrit e perëndon!