Sa herë macja ime
Me pulla bojë hine
Më bisht rri ke votra,
Posa shtrohet sofra.
Ditën rri pranë hinit,
Po natën kërkon;
I vjen përqark minit
Dhe e qapërlon.
Sa me lehtësi
Ecën e mban vesh,
Të zajë ndonji mi,
Ndonjë kokë-lesh.
Dy sy si kandila,
Dy sy si thëngjilla,
Flaka shkrepëtime,
I ka macja ime.
Mbasi ha e ha,
Mbahet si tru-thatë,
Kinse nuk e pa
Macja këtë natë,
Por sa ban nji hap,
I mjeri u kap…
Shpjegime: e qapërlon — dhe e përlan shpejt e shpejt; tru-thatë (aruthatë) — matuf, pak si budallë.