N’vogëli
Pata ‘i kalë,
Me zengji
E me shalë;
Fre e bishte
T’gjitha i kishte.

Qe nji kalë,
Kalë prej druni
E me shalë
Prej zibuni,
Kishte fre
Nji fije pe.

Hante, rrinte
Tok me mue
Edhe pinte
Uj në krue,
Pastaj dilshim
E shëtitshim,

Kal, i drujtë,
Sa të doja!
Sa t’kam ruejtë!
Sa t’shikoja!
Sa herë delja
Pas të merrja.