Çka po thotë gjeli
Mbi maje gardhi?
— Zgjohu, Bal, zgjohu
Se dita zbardhi.

Çka po thotë zogu
Atje ndër lisa?
— Fëmijë, iku nata,
Këngës ia nisa.

Ç’thotë mullizeza
Zabelit n’shpat?
— Te gurra mbrrina
E para n’fshat.

Ç’thotë traktoristi
duke lëvruar?
— Po kohë e bukur
Për t’mbjella muar!