Foto nga: [Jamdiell](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Snow_in_Kosovo_during_winter_Amazing!.jpg), Kosovë (CC BY 4.0), Wikimedia Commons

Erdhi dimni

Zbardhi bor’ e re Tokën porsi ve; Struken zogjt’ në çerdhe, Leprat nëpër gjerdhe. Pam-pum shtie gjuetari, Zari lef kaf-kif; Ciu-ciu po qan zogu Në gardh se mërdhif! Vuu-vuu ban furtuna, Uuu-uuu mblidhen ujqit, Pam-pam pret sopata. Puf-puf kërcet zjarri! Vap e vup godasin M’topa bore fmija. Disa vëzzz rrëshqasin N’akull mu ke vija! Shpjegime: zari — zagari, qen gjahu.

Foto nga: [Fjolle Ramadani](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Beauty_of_Kosovo.jpg), Kosovë (CC BY-SA 4.0), Wikimedia Commons

Fëmija prekës

Kush me dorë diçka përket Ashtë i mbrapshtë e ashtë i zi, Askush s’do me e pasun ngiet, Kush ta shohë atij i merr mëni.

Foto nga: [Kosovaaaar](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:View_over_the_village_of_Dumosh_in_2016.jpg), Fshati Dumosh, Kosovë (CC0), Wikimedia Commons

Fshati im

Lark, lark, atje në jug, Si borë e bardhë për herë, Je fshehur, fshati im, Në mes t’pyllit të blerë. Agimi, me fresk t’dritës, Kur n’sy t’çdokujt shkelqen, Prej lindje diell’i bukur Ty rreze t’arta t’bjen. Skaj teje si argjendi Shumë gurra të kalojnë; Mbi ty çdo nate t’kaltër Me mijëra yj të vetojnë. E sa herë vie pranvera, Ty zogjt’ t’këndojnë lavdi; Kopshtiet e tua t’verës Skuqen për mrekulli. ...

Foto nga: [SUHEJLO](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Germia_Park_during_Spring_Season_in_Prishtina,_Kosovo.jpg), Parku i Gërmisë, Prishtinë (CC BY 4.0), Wikimedia Commons

Fytyrëqeshur

Mirë se erdhët n’kopshtin tim, ku si lulet çupëzat rriten, ku vocrrakët gjejnë arg’tim, ku dhe flutrat vijnë mahniten. Trëndafile të gjithë jemi, ngjyra, ngjyra i bëjmë parqet, shokë e shoqe këtu plot kemi n’vend të zogjvet cicërrojnë vargjet.

Foto nga: [SUHEJLO](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Aerial_photo_of_Sharr_Mountains_in_Kosovo.jpg), Bjeshkët e Sharrit (CC BY 4.0), Wikimedia Commons

Guxo

Lundërtar, që s’rrezikohet Kur është deti shkumbë e valë, Vetë me vete mos t’ankohet Se i shkoi dita pa fitim. Duke u tallur e duke prituar Asgjë send nuk qitet n’dritë; Çfarëdo sendi për t’fituar Trimëri lypset dhe guxim.