Zbardhi bor’ e re
Tokën porsi ve;
Struken zogjt’ në çerdhe,
Leprat nëpër gjerdhe.
Pam-pum shtie gjuetari,
Zari lef kaf-kif;
Ciu-ciu po qan zogu
Në gardh se mërdhif!
Vuu-vuu ban furtuna,
Uuu-uuu mblidhen ujqit,
Pam-pam pret sopata.
Puf-puf kërcet zjarri!
Vap e vup godasin
M’topa bore fmija.
Disa vëzzz rrëshqasin
N’akull mu ke vija!
Shpjegime: zari — zagari, qen gjahu.