Mirë se erdhët
n’kopshtin tim,
ku si lulet
çupëzat rriten,
ku vocrrakët
gjejnë arg’tim,
ku dhe flutrat
vijnë mahniten.
Trëndafile
të gjithë jemi,
ngjyra, ngjyra
i bëjmë parqet,
shokë e shoqe
këtu plot kemi
n’vend të zogjvet
cicërrojnë vargjet.