Foto nga: Blend Roka

Bota e Tërë

Bota e tërë munt të të shajnë, Po pej ty kurrë s’mund të më ndajnë; Se tinë je dhe dot’ jesh vetë Që dua unë në këtë jetë. Edhe në qoftë të vdeç më parë, Pej tynë kurrë s’jam për të ndarë, Por si të gjallë që të kam pasur, Edhe të vdekur kam për të dashur. Nga vari yt do mos largohem, Nat’ edhe ditë gjer të bashkohem, Edh’ atje lart ku s’ka mëri S’munt të na ndanjë as një njeri. as një njeri.

Foto nga: Edita Dibrani

Fati

Prej mëmës më ke mërguar, Fat’ i zi edhe mallkuar, Në vënt t’huaj që të rronj, Mëmëdhen’ ta dëshëronj. Nga të dashurit më ndave, Shpirtin zemrënë m’i dave, Se të vogël më ke ngritur Prej vëndit që kisha lindur. Nga do kthehem e vërtitem Me të huaj vetëm piqem Njeri s’vjen të më pushtonjë, E zëmrën të m’a gëzojnë. Kur kujtonj o Mëmëdhenë, Lotet çurkë mua më venë. Duar ngre, mi qell vështronj, Edhe fatin e mallkonj. ...

Foto nga: Edita Dibrani

Gjer Kur

Gjer kur vallë o Naturë Regullonj’ e Gjithësisë, Nuk’ e ke ner ment me prurë Një gëzim dhe Shqipërisë? Se nga do sytë që kthejmë E gjer ku ne na vështrojnë, Në levrim të gjith i gjejmë Dyke rendur të punojnë. Mbret mi gjithë është Djelli Për të ndritur Gjithësinë, Të lëvisnjë ç’ban Dheu, Qielli, Po përse jo Shqipërinë? Hëna prapë gjithë natën Ajo del edhe jep jetë, Gjithëkujt i nxori datën Veç Shqipërin’ e la shkretë! ...

Foto nga: Edita Dibrani

Gjuha Jonë

Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël, sa e gjrë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!r, sa e vlerë!

Foto nga: Edita Dibrani

Gjuha Shqipe

Kur në sulm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara, Kështjellat e sintaksës S’i muar që s’i muar. Në bedena poemash Popullore mbetën Kufoma divanesh e Kufoma bejtesh. Kur panë se gjuhës S’i hodhën dot prangat, Lëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash. Parashtesa e pjesëza E lidhëza së prapthi, Të bukurën gjuhë Ta bënin lesharapi. Në përçartje ta kthenin, Në delir, në jerm. Ishin vite të rënda, Ishin shekuj plot helm. Të të bënin ty, donin Shqipëri, memece. Po ja, erdhi Naimi Si yll mbi ty ecte. ...