Foto nga: Edita Dibrani

I Burgosuri

O Zot i madh që në qell rri, Përse më kreve mi dhet njeri? Sa vuanjë unë nukë vështron? Të shtrëmbrën, Zot, qysh e duron? Mbyllur i mjeri nat edhe ditë Në errësirë, edhe pa dritë, Dielli as hëna nukë më vështronjë, Përveç se muret që më rrethojnë. Nga afërija më kanë ndarë, Sytë së qari më janë tharë, Për një të drejtë që ti e di. Kur kreve botën, o Perëndi. ...

Foto nga: Edita Dibrani

Lamtumirë

Lamtumirë, ju lë shëndenë, Ardhi dita që të shkonj, Për liri për mëmëdhenë Me gaz vete të lëftonj. Për lirinë, për lirinë Me gëzim kam un’ me vdekur Më s’duronj dot robërinë Se mjaft zemra m’është djegur Pushka m’është mëm’ e dashur Edhe shpata e shkëlqyer Ati im këto ka pasur Me gjak t’armikur lyer. Shtëpi kam gunën e dhirtë, Malet pyjet ku jetonj Duke pritur mot e ditë Armikun ta copëtonj ...

Foto nga: Edita Dibrani

Lumtësija

Lumtësinë, lumtësinë Të kësaj bote pa funt Veç të marrët q’e arrinë Ata vetëm, ata munt. Çdo njeri gjer mos marrohet Ç’nuku bën e kapërxen? Po më kot lodhet mundohet Se atë kurrë s’e gjen. Qoftë mbret, qoftë i fundit, Gjyrmojnë nga një qëllim, Po ësht’ ëndër si i gjumit Fluturon e s’ka qëndrim. Ajy është i gënjyer Që pandeh se e afron, Edhe pret ditën e vyer, S’di q’e pritmja e mërgon. ...

Foto nga: Edita Dibrani

Lutje

Qyqe qyqe, bukuroshe, Që shëtit qoshe mi qoshe Kur të vesh edhe sivjet, Çoh të fala me shëndet. Qoj të fala Shqipërisë Nga një bir i aratisë. Edhe thuaj, që në rronjë, Për ty vetëm dëshëronj. Dëshëronj ditë e natë, Se atë kam mëm’ e atë; Tek ajo qan zemra ime Se më riti me thërime. Atje njojta dashurinë Edhe shkojtja foshnjërinë, Atje kam gjyshritë t’im, Që derdh lotë pa pushim. ...

Foto nga: Edita Dibrani

Në Pyll Do Vete

Në pyje do vete të kre kalive Me vetësinë atje të shkonj, Se në kët’ jetë veç hidhërime Tjatër gjësendi nuk kupëtonj. Hidhërime s’dinja i vogël sa isha Losnja këndonja si brumbullak, Njëzet e një akoma s’kisha Fytyrën time s’ndonjë pej plak. S’atë që desha në këtë jetë, Emrin të saj nuk’e thom dot' I mbylli sytë, më la të shkretë, Thëres, kërkonj, po është kot. Në pyll do vete të kre kalive Tjatër gjësendi më s’do të pres, Atje të qanj helmet e mija, Gjer sa të vinjë ora të vdes.