Foto nga: [SUHEJLO](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Germia_Park_during_Spring_Season_in_Prishtina,_Kosovo.jpg), Parku i Gërmisë, Prishtinë (CC BY 4.0), Wikimedia Commons

Një shembëll i mirë

— Zog i mirë, i vogël jakë, Të lutem të lozim pakë Bashkë këtu në pëqi Me të madhe dashuri. — Çun i dashur, kam shumë punë, Gjetkë e shkoj kohën unë; Poshtë e lartë po fluturoj, Që shtëpinë ta ndërtoj. — Pës, pës, mace e mirë jakë, Të thërras të lozim pakë, Eja, dua të mësosh Me dy këmbë të qëndrosh. — Djalth i dashur, nuk prehem, Me vall’ e me lodra s’rrehem, Se shtëpinë dëshiroj Nga gjithë minjt’ ta qëroj. ...

Foto nga: [ENIGMAad](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Gruri_në_Fushën_e_Kosovës.jpg), Fusha e Kosovës (CC BY-SA 3.0), Wikimedia Commons

Peizazh Baçke

Mes stërnishtave: i asfaltit shkëlqim është ngulur në verë. Ca gra t’vetmuara n’kalim dhe një plep me degët n’erë. Nëpër heshtje, zbathur, udhës cilido vogëlush hapëron. Nga lart, nga qielli të duket rri në vend, fare s’udhëton.

Foto nga: [SUHEJLO](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Aerial_photo_of_Sharr_Mountains_in_Kosovo.jpg), Bjeshkët e Sharrit (CC BY 4.0), Wikimedia Commons

Penda — parmenda

I Me mue shkruejnë përmbi letër E peshojnë çdo fjalë e vepër. Unë kam gjuh’ e nuk të rrej Flas me njerëz të mëdhej Gjuha ime flet për dije, Ndan mendimet fije-fije Vetëm unë nuk di të flej, Të vërtetën sa ta gjej. II Mos u mburr kaq fort, moj pendë, Se dhe unë jam nji parmendë. Nuk e din se unë ngas arat? Nuk e din se unë mbjell farat? Nuk e din se punoj tokën? Nuk e din se unë mbaj botën? Nuk e din ti pa mue, Nuk do t’ishte sikur thue? ...

Foto nga: [Edon Saramati](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Top_of_the_Pashtrik_mountain.jpg), Mali Pashtrik (CC BY-SA 3.0), Wikimedia Commons

Për gjah

Fyshekët për brezi Dhe pushkën mbi krah, Pa zbardhur mëngjezi Të dalim për gjah. O burra, bre shokë, Rreth hapur të gjith’, Vend zini mbi tokë Lart malit më vith. Thëllënza dhe rosa, Dhi t’egra mjaft ka; Arinj, derra, dosa, Sorkadha si ka. Nosita dhe shkurta, Plot turtuj në gjeth, Verdhashka të urta, Kot plumbin s’e heth. . . . . . . . . . .

Foto nga: [Kosovaaaar](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:View_over_the_village_of_Dumosh_in_2016.jpg), Fshati Dumosh, Kosovë (CC0), Wikimedia Commons

Përtacja

Përtacja sa mund baret, kurse fshisa i fshin vet'. Përtacja rri — zemërgjëra! Asaj vetë i qep gjilpëra. Përtacja ulet e tallet, Kurse stufa vetë i kallet. Dhe sh’h, pa pritur, një gjeloc N’tavë i gjuhet mish e koc. Puplat pasi ka shpupluar, Në feltere vetë është gjuar. Kokën po mirë e ka ngritur E përtaces i ka britur: „Kikiriki! — Përtacule! U poq mishi. Mule, mule!”