Përroi im
Me shkumë t’argjendtë Ai përrua Si mund të jetojë pa mua? Unë i hipa trenit Tash jetoj n’qytet, Dorë për dore me lumin Ai u nis për në det … Lulëzova në fshat Si lule n’vesë hareje Kurse ai në një shpat Shumë kohë para meje … Dhepse larg njëri-tjetrit Me valë t’argjendta Shkojmë jetën Ne kurrë nuk jemi vetëm … Rrjedh, rrjedh ai përrua E m’derdhet në kujtim Suvalë e tij e artë Është syri im …