Posts

Are, are, abetare, Në çdo faqe një dritare, Po më çel ti për çdo ditë, E më jep gëzim e dritë. Ore, ore, oj fletore, Ca me vija, ca katrore. Do t’ju shkruaj me vija të lira, Do t’ju mbush me nota të mira.
Aroma e Bajramit, tingëllima e ezanit, depërton thellë dhe shpon zemrën e muslimanit, mbretëron gëzimi e hareja ne të gjithëve na bashkon feja. Festën e Bajramit të gjithëve ua uroj posaqerisht vëllezërve e motrave, selam ju dergoj, në rrugë të dëlire Allahu na udhëzoftë, xheneti stacioni i fundit për ne qoftë. (huazuar nga kjo faqe)
Bota e tërë munt të të shajnë, Po pej ty kurrë s’mund të më ndajnë; Se tinë je dhe dot’ jesh vetë Që dua unë në këtë jetë. Edhe në qoftë të vdeç më parë, Pej tynë kurrë s’jam për të ndarë, Por si të gjallë që të kam pasur, Edhe të vdekur kam për të dashur. Nga vari yt do mos largohem, Nat’ edhe ditë gjer të bashkohem, Edh’ atje lart ku s’ka mëri S’munt të na ndanjë as një njeri.
Prej mëmës më ke mërguar, Fat’ i zi edhe mallkuar, Në vënt t’huaj që të rronj, Mëmëdhen’ ta dëshëronj. Nga të dashurit më ndave, Shpirtin zemrënë m’i dave, Se të vogël më ke ngritur Prej vëndit që kisha lindur. Nga do kthehem e vërtitem Me të huaj vetëm piqem Njeri s’vjen të më pushtonjë, E zëmrën të m’a gëzojnë. Kur kujtonj o Mëmëdhenë, Lotet çurkë mua më venë. Duar ngre, mi qell vështronj, Edhe fatin e mallkonj.
Gjer kur vallë o Naturë Regullonj’ e Gjithësisë, Nuk’ e ke ner ment me prurë Një gëzim dhe Shqipërisë? Se nga do sytë që kthejmë E gjer ku ne na vështrojnë, Në levrim të gjith i gjejmë Dyke rendur të punojnë. Mbret mi gjithë është Djelli Për të ndritur Gjithësinë, Të lëvisnjë ç’ban Dheu, Qielli, Po përse jo Shqipërinë? Hëna prapë gjithë natën Ajo del edhe jep jetë, Gjithëkujt i nxori datën Veç Shqipërin’ e la shkretë!