Gjer kur vallë o Naturë
Regullonj’ e Gjithësisë,
Nuk’ e ke ner ment me prurë
Një gëzim dhe Shqipërisë?
Se nga do sytë që kthejmë
E gjer ku ne na vështrojnë,
Në levrim të gjith i gjejmë
Dyke rendur të punojnë.
Mbret mi gjithë është Djelli
Për të ndritur Gjithësinë,
Të lëvisnjë ç’ban Dheu, Qielli,
Po përse jo Shqipërinë?
Hëna prapë gjithë natën
Ajo del edhe jep jetë,
Gjithëkujt i nxori datën
Veç Shqipërin’ e la shkretë!
Edhe yjtë dritë s’lenë
Andaj s’hapet për të dita,
Se të gjith siç vinë venë
Gjer haroj dhe Afërdita.
Afërdita yll’ i bukur
Përse je i zëmëruar,
Sa që ku nuku je dukur
Shqipëria mbet verbuar.
Yll i saj tinë ke qenë
Edhe ty të është falur,
Afërditë! të ka dhënë
Rezik luftë kur ka patur.
Ti e di se ç’kanë ngjarë
Në Shqipërinë një herë,
Gjaku edhe s’është thar
Po sot mbeti një e mjerë!
Trego yll, trego të parët
Ç’kanë bërë për mëmëdhenë,
Trego burat Shqipëtarë!
O! ti yll i Perëndise
Tëk ty vinj unë me qarë,
Që t’i ndritësh Shqipërisë
Siç i ndritnje dhe më parë.
“Yll’ i saj vërtet kam qenë
Do t’u ndrit dhe paskëtaj
Kur këto u ke me thënë
Veru veshnë ner mënt mbaj.
Që gjer kur s’ini bashkuar
Në një mënt, një dashuri
Kurë s’kini me liruar
Mëmën tuaj Shqipëri!“uaj Shqipëri!”