Bleta
Sa len dielli çohet bleta. Lule m’lule tuj kërkue, Tuj flutrue me krah t’lehta, Shkon derdh mjaltin mu në zgjue. Bletën, çuna ta shikoni, Ditë për ditë që të mësoni.
Sa len dielli çohet bleta. Lule m’lule tuj kërkue, Tuj flutrue me krah t’lehta, Shkon derdh mjaltin mu në zgjue. Bletën, çuna ta shikoni, Ditë për ditë që të mësoni.
Macja bante: mjau-mjau-mjau, Me thonj minin ç’e përlau, Lopa pallte: mu-mu-mu, Viçin tim sa fort e due! Blegrin delja: be-be-be. Qingjin tim a mos e pe? Rosa bante: mak-mak-mak, Mu në uj’ do zhytem pak! Lifte qeni: ham-ham-ham, Asnji kockë të ha s’kam. Hingllin pela: hi-hi-hi, Se kërkon të hajë tagji. Bërtet pata: ga-ga-ga Thërret bibat ku i ka. Qan dhe zogu: cui, ciu-ci, Kur i sulet ndo ‘i huti!
Shkëlqen qielli, Se leu dielli. Si kalorës Ky gjithë botës Tue shëtitë I jep dritë. Sa len dielli, Qeshet qielli: Pemët ngrohen, Lulet zgjohen, Gjithë krijesat Ngjallin shpresat. Porsi rrota Sillet bota Sa nji gogël Shum’ e vogël Edhe rreth Diellit bredh.
Nga bolliku, ngrania tepër, Velesh beu dhe zotnia; Kurse në ‘i kasolle t’vjetër Vuente nana nga uria! Disa hajshin gjellë me shije, Se kusia u rri ke vargu, Kurse tjerët tretë urie, Ndjejshin erën për së largu. — Bukë, moj nanë! — bërtiste fëmia. Edhe turresh në dollap. Qante nana nga idhnia: — Aman, bir, se s’kam ç’të jap! Nga dëshprimi sa nuk plasi, Kur i biri zu t’kërkojë Nji kafshatë me i gjethe prasi Për ta shtimë në herë në gojë! ...
Në nji mbramje ‘i dajl’ i vogël, po kthehesh në shtëpi, Shef nji xixëllojë, që ndriste rrazës gardhit mbi një vi; Me të shpejtë shkoi e nxuerr, se iu dhims e fort e donte Por e shkreta xixëllojë ishte lagë e nuk fluturonte! Atëherë djal’ i vogël në shtëpi të ‘ij na e çoi, E pranë zjarrit, kur e ngrofi, ajo zu t’fluturojë; Mbasandaj ngadalë i tha: „lumthi ti o djalë i mirë!”