Nji djalë pa në ‘i mur të naltë
Brimën, ku hyni grethi;
Mbushi grushtin me baltë
Dhe i suell sa e rrëqethi.
Grethi u zemrue
Dhe menjiherë u vërsul
Djalin për ta pickue
E thumbin e helmatisun me ja ngul.
Po këtë herë djali shpëtoi
Tue hudhë paltonin sipër krejtë,
Dhe grethi rrugën e dredhoi
E hyni në brimën me të shpejtë.
— O greth i keq, — tha djali, nuk të la
Të dalish ma prej andej,
Shpejt brimën e murit do ta za!
Dhe filloi t’i sjell me plisa të mëdhej,
Dardha e ka bishtin prapa:
Do të baj me vaj.
Por djali kryefortë nuk prajti
Dhe nuk ndëgjoi,
Ai përsëri nisi
T’i hudhi grethit plis mbas plisi.
Ky u zemrue shumë, e thumboi
Dhe faqen ja ajti.
Shpjegime: e dredhoi rrugën — kthen rrugën; dardha e ka bishtin prapa — kjo punë ka rrjedhimet e veta, ka pasojat e veta, sjell ndërlikime.