Macja bante: mjau-mjau-mjau,
Me thonj minin ç’e përlau,
Lopa pallte: mu-mu-mu,
Viçin tim sa fort e due!
Blegrin delja: be-be-be.
Qingjin tim a mos e pe?
Rosa bante: mak-mak-mak,
Mu në uj’ do zhytem pak!
Lifte qeni: ham-ham-ham,
Asnji kockë të ha s’kam.
Hingllin pela: hi-hi-hi,
Se kërkon të hajë tagji.
Bërtet pata: ga-ga-ga
Thërret bibat ku i ka.
Qan dhe zogu: cui, ciu-ci,
Kur i sulet ndo ‘i huti!