Nga bolliku, ngrania tepër,
Velesh beu dhe zotnia;
Kurse në ‘i kasolle t’vjetër
Vuente nana nga uria!

Disa hajshin gjellë me shije,
Se kusia u rri ke vargu,
Kurse tjerët tretë urie,
Ndjejshin erën për së largu.

— Bukë, moj nanë! — bërtiste fëmia.
Edhe turresh në dollap.
Qante nana nga idhnia:
— Aman, bir, se s’kam ç’të jap!

Nga dëshprimi sa nuk plasi,
Kur i biri zu t’kërkojë
Nji kafshatë me i gjethe prasi
Për ta shtimë në herë në gojë!

Mirëpo beu dhe zotnia
Ku e ndijshin ç’asht uria?
Foli nana gjer në fund,
Por feudali nuk u tund!

At’ herë turm’ e vegjëlisë
Lshoi kushtrimin e lirisë:
— Gjersa uku mbetet uk,
Aj do plumb e jo pambuk!

Shpjegime: bolliku — nga pasja tepër, nga sasia e madhe që ka; vargu — vargu i zjarrit, çengeli, kamostra, zinxhir me rrathë, ku varin kusinë a gjymin mbi zjarr; feudali — pranar i madh tokash që në kohët e vjetra shfrytëzonin punën e bujqve; vegjëlia — shtresat e gjëra të popullit që kanë qenë kundër parësisë.