Foto nga: inteligjenca artificiale

Lokja

Strukur rri pranë zjarrit t’ndezur Lokja e shkretë që s’kish njeri humbte thellë në një humnerë tek qëndronte me vënerë. Pyeste vetën, si është e mundur, pyeste Zotin pse e kishte dënu një djalë t’vetëm s’i kishte dhuru që sot t’kishte shtëpinë plotë. Zjarri fikej me çdo shpresë tek merrte ngadalë atë shpirtë të shkretë që me kohë vetë kishte mbetë e një shpresë s’kishte n’jetë. Ishte lodhur duke pritur plakë e shkretë s’mund të ecte që të gjente jo më shumë se një dritë a shpresë ...

Pejsazh

Ngjyrë të kuqe m’veshi qielli atëherë kur ngadalë perëndonte dielli lumi i qetë po ngjyrosej nga brusha e artë e piktorit e toka fort po më dhimbsej kur shoh fytyrën e saj të mërzitur dhimbja si egërsirë po mbulonte çdo gjë dhe shkaktonte plagë të rënda. Lumi qetë që ishte ngjyrosur dukej sikur gjak njeriu e në çast qielli mërrolej ngase shpirti ishte mekur. Kokë imja ende dhimbte ngase ishte pamje e t’merrshme e kur nata e tëra zbriti sikur çdo gjë fashiti e me freskinë e saj të ëmbël zhduki atë pamje të rëndë që ngjallte frikë në çdo kënd.

Varrosa dashurinë

Koha gjithnjë kalonte Merrte drejtimin e saj pafund Zemra gjithnjë ëndërronte Dhe rrahjet i bënte me mund. Menjda gjithnjë mendonte Dhe shkonte në rrugën pa kthim Por asnjëherë s’ndalonte Dhe pse e dinte se s’shkite shpëtim. Dëshira në qiell veq fluturonte Dhe priste në gëzim ëndra çdo natë shoqëronte Gjersa shkrihej në agim. Ja po kështu kalonin vitet Me ëndrën e mbyllyr në dry Me shpresat e mira për ty Duke mos parë realitetin në sy Që s’kishte të ardhme me ne të dy. ...

Mall

Natë e errët, e qetë, plotë mallëngjim… Një melodi, një varg poezie, një rrjedhje lotësh, do e pëshkronin aq bukur këtë natë, që çdo herë në mend do mbahej, por pastaj sërish mall do ndjeja… Një fletë e shkëputur nga libri i kujtimeve, ngjalli këtë ndjenjë për ty, ashtu papritur erdhe e u strove afër zemrës sime. Aty gjete prehje, qetësinë që më parë s’e kishe! Moj ndjenjë e mallkuar, pse erdhe, bën të dijë? Të më shkatrosh apo… të më freshkosh? Por, më kot, s’përgjigjej. Ndoshta s’kishte ç’të më thonte, se s’kishte fakt, por në çdo moment dukej se largohej, ikte aq largë saqë s’e ndjeja më. Dukej sikur fshehej sepse ishe e frikësuar, por menjëherë dukej sikur vinte aq afër dhe më kërcënohej… ...