Koha gjithnjë kalonte
Merrte drejtimin e saj pafund
Zemra gjithnjë ëndërronte
Dhe rrahjet i bënte me mund.

Menjda gjithnjë mendonte
Dhe shkonte në rrugën pa kthim
Por asnjëherë s’ndalonte
Dhe pse e dinte se s’shkite shpëtim.

Dëshira në qiell veq fluturonte
Dhe priste në gëzim
ëndra çdo natë shoqëronte
Gjersa shkrihej në agim.

Ja po kështu kalonin vitet
Me ëndrën e mbyllyr në dry
Me shpresat e mira për ty
Duke mos parë realitetin në sy
Që s’kishte të ardhme me ne të dy.

Vazhdoja të tretësha në iluzion
T’jetoja me t’vetmin motiv
Dashurinë time për ty
Ndërsa në fund via në depresion.

Ngase s’realizohei dëshira
për të vetmin, një takim
Por unë sërish isha në pritje
Në pritje pa kthim.

Gjersa kjo pritje mori tjetër kuptim
Tjetër rrugë në të njejtin qëllim
Dhe dikur gjithçka ka një përfundim
Atëherë kur gjithçka është shkatrim.

Atëherë kur në jetë merr dënim
Dënimin më t’merrshëm që ekziston
Dënimin me vdekje
Dhe pse ti ende do jeton.

Do jetosh në ankth
Do digjesh në zjarrin e dëshpërimit
Dhe aty do jetë fundi i filmit.

Edhe unë mora dënimin
Por jo i kurdisur me tërë dëshprimin
Pra unë i shpëtova
I shpëtova dënimit
Që t’vdesëshduke jetuar
Unë shpëtova!!!

Ishte vetë dashuria
Që vdiste duke jetuar
Por unë u lodha, u lodha
Duka bartur mbi shpinë dashurinë.

Dhe pastaj i mora shpritin
S’lejova më t’vdiste duke jetuar
S’lejova ta mbaja më
Aq shumë të ngarkuar.

Dhe në fund të tragjedisë
Krijova varrin e saj
E krijova diku shumë larg
Por gjithmonë kujtoje
Ngase sado larg që të jetë
Varri i asaj dashurie
Gjithmonë do ngra vallen e tij
Në kujtimet e mia për ty.