Strukur rri pranë zjarrit t’ndezur
Lokja e shkretë që s’kish njeri
humbte thellë në një humnerë
tek qëndronte me vënerë.
Pyeste vetën, si është e mundur,
pyeste Zotin pse e kishte dënu
një djalë t’vetëm s’i kishte dhuru
që sot t’kishte shtëpinë plotë.
Zjarri fikej me çdo shpresë
tek merrte ngadalë atë shpirtë të shkretë
që me kohë vetë kishte mbetë
e një shpresë s’kishte n’jetë.
Ishte lodhur duke pritur
plakë e shkretë
s’mund të ecte që të gjente
jo më shumë se një dritë a shpresë
Murmërit duke mallkuar
që s’mundte t’bënte asnjë hap
mallkon Zotin për k’të gjë të shëmtuar
mallkon qiellin që retë s’i largonte dot.
E kur ëndrrën e kujtone
aq më shumë për të vajtonte
se s’është e leht për një nënë
t’rri n’shtëpi pa njeri.
E atë zjarrë kur e shikonte
një ndjenjë malli seç i zgjonte
ndjente mallë për të binë e saj
që me vete mordja ja ka marrë.
Ishte etur për një fëmijë
që t’i bënte pakëz zhurmë
rënkon prap për t’tjetrën bijë
që burri i saj s’i len fëminë.
E nga larg një kujtim afrohej
tek kujtonte burrnë e vetë
se një ëndërr të dy kishin
që në jetë t’sillnin një djalë.
Mirëpo Zoti e kishte dënuar
ëndren s’ja kishte reallizuar
e prap ajo plakë e shkretë
një arsye kërkon n’këtë jetë.
Ulur rri në një shkëmb
e ngadalë vdekja i flet
e që lokja ka kohë që pret
t’a degjoj atë zë të shkretë.
E ngadalë shpirtin i merr
lehtas përtokë e përplasë
sytë ndalaë po ia mbyll
dhe ëndrren e saj t’ja shuj.