Ngjyrë të kuqe m’veshi qielli
atëherë kur ngadalë perëndonte dielli
lumi i qetë po ngjyrosej
nga brusha e artë e piktorit
e toka fort po më dhimbsej
kur shoh fytyrën e saj të mërzitur
dhimbja si egërsirë po mbulonte çdo gjë
dhe shkaktonte plagë të rënda.

Lumi qetë që ishte ngjyrosur
dukej sikur gjak njeriu
e në çast qielli mërrolej
ngase shpirti ishte mekur.

Kokë imja ende dhimbte
ngase ishte pamje e t’merrshme
e kur nata e tëra zbriti
sikur çdo gjë fashiti
e me freskinë e saj të ëmbël
zhduki atë pamje të rëndë
që ngjallte frikë në çdo kënd.