Natë e errët, e qetë, plotë mallëngjim… Një melodi, një varg poezie, një rrjedhje lotësh, do e pëshkronin aq bukur këtë natë, që çdo herë në mend do mbahej, por pastaj sërish mall do ndjeja…
Një fletë e shkëputur nga libri i kujtimeve, ngjalli këtë ndjenjë për ty, ashtu papritur erdhe e u strove afër zemrës sime. Aty gjete prehje, qetësinë që më parë s’e kishe! Moj ndjenjë e mallkuar, pse erdhe, bën të dijë? Të më shkatrosh apo… të më freshkosh? Por, më kot, s’përgjigjej. Ndoshta s’kishte ç’të më thonte, se s’kishte fakt, por në çdo moment dukej se largohej, ikte aq largë saqë s’e ndjeja më. Dukej sikur fshehej sepse ishe e frikësuar, por menjëherë dukej sikur vinte aq afër dhe më kërcënohej…
E zhytur në lumin e ëndrave, notova ngadalë. Një natyrë e bukur më shoqëronte më pas, dhe u zhduka nga lumi i jetës së vërtetë! Notoja aq bukur, as lehtë në atë lum, por kur ai përfundonte dhe fillonte ai lum i jetës, s’dija më not. Ngatrohesha sikur të isha e lidhur me zingjirë! Sa keq! Notova edhe pak në ëndra, deri atëherë mora guximin dhe kalova në lumin e jetës. Dija apo jo të notoja, fillova t’a bëj atë, sepse kisha nevojë.
Dalëngadalë arrita tek disa dallga, për çudi sa të bukura ishin, po aq të rrezikshme. Sikur njëherë të hyje në to, ishte kënaqsi, por kur filloje të dilje, aq rrëmbyese ishin sa që të shkatronin. Përjetova mjaft deri më tani, por jo edhe aq sa më presin tutje.
Kur një natë si kjo do vie prapë, mall do njej sërish për atë që njdjej sonte. Do t’i bashkangjitet edhe kjo natë. Kështu, natë pas nate, çdoherë e më tepër duke ndjerë mall, vie edhe ai çastë që do e kujtosh përgjithmonë.