Foto nga: Edita Dibrani

Për Mëmëdhenë

(Kënga e kryengritësve shqiptarë) Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë Vraponi burra, se s’ka me prit! Të vdesim sot ne me besa besë Pranë flamurit të kuq q’ungrit! Pranë flamurit, pranë flamurit! Me shpatë çveshur shqiëtarisht, Për dhen’ e Babës edhe të Burrit Kemi me vdekur sot burrërisht. Tym edhe flakë, ujë të valë Baba Tomorri nxjerr e buçet, Të gjithë trimat atje me dalë, Se dita erdhi koha më s’pret! E Drini plaku me oshëtima Mbi Shqipërinë valët po derdh; Tosk’ edhe Gegë, si vetëtima Armikut bini se dita erdh; ...

Foto nga: Edita Dibrani

Uratë për Liri

“Merr uratën, bir, prej meje edhe armët i gatit, se erdh dita e shënuar, dolli ylli e na ndrit. është ylli i lirisë, me të tjerë nuku ngjet, Shqipëria kaqë shumë këtë yll që po e pret. Djemt e saj le ta dëftejnë, kush mban emër shqipëtar, kurrë s’ka për të duruar ta urdhnonjë një barbar. Vdekje djema të kërkoni për të shënjtënë liri, rrojtjenë përse e doni nën zgjedh’ e robëri? ...

Foto nga: Edita Dibrani

Vallja Shqiptare

Tri herë opinga rrahu dheun Sikur kërkoi leje prej tij. Pastaj shamia palët ndehu Me qeësi dhe madhështi. Kështu midis qiellit edhe botës Vallja u lind, vallja u shpall. Këmba sinjale i çon tokës Dhe dora qiellit i jep lajm. Dhe vallja rookulliset tutje Në kohëra hedhur si hobe, Prilli përsipër i hedh lule, Dhjetori borën shkund atje. n shkund atje.

Mall

Natë e errët, e qetë, plotë mallëngjim… Një melodi, një varg poezie, një rrjedhje lotësh, do e pëshkronin aq bukur këtë natë, që çdo herë në mend do mbahej, por pastaj sërish mall do ndjeja… Një fletë e shkëputur nga libri i kujtimeve, ngjalli këtë ndjenjë për ty, ashtu papritur erdhe e u strove afër zemrës sime. Aty gjete prehje, qetësinë që më parë s’e kishe! Moj ndjenjë e mallkuar, pse erdhe, bën të dijë? Të më shkatrosh apo… të më freshkosh? Por, më kot, s’përgjigjej. Ndoshta s’kishte ç’të më thonte, se s’kishte fakt, por në çdo moment dukej se largohej, ikte aq largë saqë s’e ndjeja më. Dukej sikur fshehej sepse ishe e frikësuar, por menjëherë dukej sikur vinte aq afër dhe më kërcënohej… ...