Foto nga: Edita Dibrani

Për Mëmëdhenë

(Kënga e kryengritësve shqiptarë)

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë
Vraponi burra, se s’ka me prit!
Të vdesim sot ne me besa besë
Pranë flamurit të kuq q’ungrit!

Pranë flamurit, pranë flamurit!
Me shpatë çveshur shqiëtarisht,
Për dhen’ e Babës edhe të Burrit
Kemi me vdekur sot burrërisht.

Tym edhe flakë, ujë të valë
Baba Tomorri nxjerr e buçet,
Të gjithë trimat atje me dalë,
Se dita erdhi koha më s’pret!

E Drini plaku me oshëtima
Mbi Shqipërinë valët po derdh;
Tosk’ edhe Gegë, si vetëtima
Armikut bini se dita erdh;

Ejani burra malit përpjetë
Dyke betuar vdekj’ a liri;
Se s’ka m’e ëmblë në këtë jetë,
Kur vdes Shqiptari për Shqipëri!

Shpatat gatitni e të përzejmë
Armikn’ e egër nga mëmëdheu,
Se afroj dita, që t’i dëftejmë,
Që kemi lerë nga Skënderbeu!

Vdekje, vëllezër, ne të kërkojmë
Se sa në jetë në robëri
Më mir një ditë neve të rojmë,
Po zgjedhjen shkundu e në liri.

Poshtë rob’rija! Posht’ errësira
Që po përdorin armikët sot!
Njëri me kisha tjatri xhamira;
Jemi vëllezër, s’na ndajnë dot!