“Merr uratën, bir, prej meje
edhe armët i gatit,
se erdh dita e shënuar,
dolli ylli e na ndrit.

është ylli i lirisë,
me të tjerë nuku ngjet,
Shqipëria kaqë shumë
këtë yll që po e pret.

Djemt e saj le ta dëftejnë,
kush mban emër shqipëtar,
kurrë s’ka për të duruar
ta urdhnonjë një barbar.

Vdekje djema të kërkoni
për të shënjtënë liri,
rrojtjenë përse e doni
nën zgjedh’ e robëri?

Rrojtja pa nder është vdekje
po një vdekje pa mbuluar,
e kur vdes për mëmëdhenë
je i gjallë i paharruar…

Andaj, bir, pa ndarë dua
përmbi armët të betosh,
që i vdekur a i gjallë
gjithënjë të më nderosh'!

Si i dha uratën, djali
mori armët e betoi,
“Për lirin’ e Shqipërisë,
tha, do vdesë!” e fluturoi.
!” e fluturoi.